Lobimi shqiptar në SHBA, Vuçiç: Lidhja e Tretë e Prizrenit na ka kushtuar më shumë

schedule08:17 - 12 Maj, 2020

schedule 08:17 - 12 Maj, 2020

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar nuk është rastësi që Serbia, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pret shumë më tepër nga presidenti Donald Trump, sesa nga përfaqësuesit e disa administratave të mëparshme amerikane.

Këtë deklaratë lideri serb e bëri teksa komentoi vlerësimet e Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan dhe ish Sekretares amerikane të Shtetit nga koha e presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright. Kjo e fundit tha se Vuçiç po ndjek politikën rreth Kosovës me “grusht të hekurt” dhe se arriti ta kthejë Amerikën kundër Kosovës.

Lidhur me këto presidenti serb tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët e kanë sulmuar atë dhe Serbinë dhe tha se do të vazhdojë të luftojë për vendin e tij.

“Kjo tregon se këta njerëz do të donin që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur dhe mos të ketë kërkesat e veta legjitime. Nuk është rastësi që për neve, nuk do të them është më lehtë, sepse nuk është aspak e lehtë, por mund të presim shumë më tepër nga administrata e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, sesa nga zonja Albright dhe zoti Engel”, tha Vuçiç.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, sepse kjo është puna e tij.

“Nuk kam përdorur kurrëfare grusht, por jam munduar të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha ai.

Presidenti theksoi se bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm, duke shtuar se ky lajm në Serbi u përcoll me pak vëmendje.

Siç tha ai, Eliot Engel është një doajen senatorial, lobuesi më i shquar shqiptar nga Brooklyn, një njeri shumë i fuqishëm.

“Lidhja e Tretë e Prizrenit, e formuar në vitin 1946, ku shqiptarët financojnë lobin shqiptar në Amerikë me para të tmerrshme, neve na ka kushtuar më së shumti, shumë më tepër sesa Lidhja e Parë dhe e Dytë e Prizrenit”, tha Vuçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!