Lobimi rus, Berisha: Rama mori peng Bashën me këtë dosje

schedule18:18 - 18 Shtator, 2022

schedule 18:18 - 18 Shtator, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dhe njëherë distancimin e Partisë Demokratike nga çështja e lobimit rus. Në foltoren me shqiptarët e Italisë, Berisha bëri përgjegjës Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit u mor peng nga Edi Rama për këtë dosje.

Berisha tha se PD nuk ka asnjë lloj flirti me Rusinë dhe e quajti Ramën si avokatin e Aleksandër Vuçiçit në Europë.

“Pasi mori të gjithë pushtete, te fundit presidentin, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare. Në Tiranë është një tiran, një armik i egër i lirive, të cilat burojnë nga vota. Haptas ka dhunuar votën e lirë të shqiptarëve me të gjitha mekanizmat, me patronazhistët, me përdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore, me skuqje  e rrugëve të qyteteve me banda. Këto janë të faktuara. E faktuar është se ai, Bashës, pasi i kishte hapur dosjet për financime siç ka thënë vetë, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimin, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës.

PD është e para pati në Europën post komuniste që në javët e para kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PD ishte e para që firmosi partneritetin e Shqipërisë me NATO. Anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe së bashku me qeverinë azere ka luajtur një rol në bllokimin e gazit rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani. Nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur vetëm qëndrime armiqësore.

Sot Edi Rama nga një anë voton dhe bashkëpunon, dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit të Europë. I kërkon Europës të mos i bëjë presione”, deklaroi Berisha.

Çështja e lobimit rus ka rikthyer edhe njëherë debatin. Mediat amerikane publikuan raportin se PD e drejtuar nga Lulzim Basha në vitin 2017 ka përfituar para nga Rusia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!