Llupësi Cassano: Shtova 14 kg te Reali, haja “Nutella” si përbindësh

schedule16:54 - 28 Janar, 2021

schedule 16:54 - 28 Janar, 2021

Ish-sulmuesi i Milan dhe Real Madrid, Antonio Cassano, përbën gjithmonë lajm me deklaratat e tij. Këtë herë, në një intervistë për “Bobo Tv”, ai zbulon një nga problemet më të mëdha që ka patur në periudhën e tij në Madrid.

Cassano tregon se në atë kohë sponsor i klubit ka qenë Nutella dhe si pasojë ai shtoi plot 14 kilogramë në peshë. “Kur isha te Real Madrid me shumë përpjekje arrita të humbas rreth 12 kilogramë.

Më pas te ne erdhi Cannavaro dhe i mora sërish ato kile. Nutella ishte një nga sponsorët e klubit dhe ata na jepnin nga pesë kilogramë produkte çdo muaj”, rikujton italiani.

 

“Trajner më vonë u vendos Capello dhe unë shënova dy gola në dy ndeshje me të. Ndihesha si mbreti i botës. Në ndeshje e radhës me Lyonin ai më zëvendësoi dhe debatova me të.

Jerez më nxorri nga ekipi dhe aty filloi sërish shtimi në peshë. Në shtatë muaj shtova 14 kilogramë. E konsumoja Nutellën direkt nga kavanozi, nuk më interesonte fare”, përfundon Cassano. /abcnews.al