Numri I llogarive në sistemin bankar nga qytetarët dhe bizneset ka regjistruar një rritje të fortë përgjatë vitit 2025.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se në total llogaritë e bankave arritën në 4.16 milionë duke regjistruar numrin më të lartë ndonjëherë.
Interesant është edhe fakti se gati 2 milionë prej këtyre llogarive janë të aksesueshme nëpërmjet internetit apo telefonit.
Shtimi I llogarive u regjistrua nga bizneset por edhe nga individët .Më e ndjeshme ka qenë hapja e një llogarie bankare nga qytetarët të cilët shënuan një rritje me 20%.
Këto të dhëna janë tregues shumë të rëndësishëm për uljen e informalitetit në vendin tonë tonë.Tashmë të ardhurat e shumë qytetarëve po kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare.
Mendohet se një shtysë në rritjen e numrit të llogarive ka qenë edhe për shkak të ligjit “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, që hyri në fuqi në vitin 2024 duke ofruar shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale dhe studentët.
Pagesat me anë të kartave tashmë janë bërë praktikë e përditshme për një pjesë të qytetarëve në Shqipëri. Ato përdoren për të blerje, pagesa shërbimesh apo për shlyerje faturash. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë periudhës janar –nëntor të vitit 2025 vlera e tyre ka arritur në 2. 4 miliardë lekë.
Një shifër kjo që ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit 2024 ku prej të dhënave konstatohet se pagesat nëpërmjet bankës ishin vetëm 2.3 miliardë./abcnews.al


