Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lleshaj: Fillojmë aksionin për bllokimin e farave të kanabisit! Të zhdukurit në Vlorë? Legjenda

schedule12:42 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:42 - 20 Nëntor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Vlora ku ishte për një analizë të punës së policisë paralajmëroi një aksion në të gjithë vendin kundër kanabisit, që tani me qëllim bllokimin e farave.

Jam në Vlorë për një analizë pune. Goditja kundër kanabisit apo veprimtarive kriminale dhe pasurive të vëna nga krimi  ishte në fokus.  Tani fillon operacioni në të gjithë vendin për të goditur tentativat për vitin 2021, qasja do të ndryshojë, do të goditen rrjetet e furnizimit me fara, që brenda muajit mars të bëjmë një bilanc të angazhimit të policisë kundër kanabisit”.

Ai foli edhe për masa kundër drejtuesve në policinë e shtetit. “Puna e bërë nga drejtoria vendore e ka plotësuar misionin, ka goditur fort fenomenin e goditjes së kanabisit. Ka pasur edhe mangësi ku do të merren edhe masa. Kemi pasur tentativa të shkëputura. Por lufta kundër kanabisit në të gjithë vendin ka shënuar rezultate inkurajuese” tha ai.

Duke u ndalur te personat e zhdukur në Vlorë, i fundit në tetor të këtij viti ende pa asnjë gjurmë, Lleshaj tha “Ka raste në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Është një legjendë e krijuar, nuk është reale. Nuk janë të dhënat tona që janë 22 të zhdukur nga viti 2016 në Vlorë. Nuk na rezulton reale” tha ai.

Një përgjigje, Lleshaj e kishte edhe për akuzat e opozitës për listat zgjedhore. “Kemi përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë zërat për një klimë dezinformimi për listat zgjedhor, që janë publikuar dy herë. Nuk kemi asnjë rast, që një qytetar të thotë më kanë lëvizur qëndrën e votimit, ka vetëm akuzat politike për të krijuar një tym, por realiteti është kokëfortë” përfundoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!