Lleshaj: Policët e vjetër të hapin rrugën për të rinjtë! Qytetarët, të sigurt kur lëvizin natën në fshat

schedule10:07 - 9 Shtator, 2020

schedule 10:07 - 9 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë se efektivët në moshë apo për probleme fizike duhet të hapin rrugën për të rinjtë. Ai tha se besimi i qytetarëve në policinë e shtetit është rritur.

Më shumë siguri do të thotë më shumë zhvillim. Ne nuk kemi ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por kemi shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja. 12 njësi si kjo janë shtuar policisë në nivelin vendor dhe të tjera në nivelin qendror, ku kërkohet specializim i lartë për të përballuar cështjen me seriozitet.


Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë. Kjo është një shtyrë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës. Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për ndjem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike.

Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve.

Kemi hapur një program për të marrë studentë vetëm të ekselencës për t’i përthithur në policinë e shtetit. Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në policinë e shtetit. Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat” tha ai./db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!