Lleshaj në Kuvend: Lufta kundër kanabisit shënoi rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit

schedule10:25 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:25 - 16 Nëntor, 2020

Në seancën e sotme plenare, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, deklaroi se krimi i armëmbajtjes pa leje është në rënie falë edhe masave sipas tij të marra nga institucionet përkatëse.

Gjithashtu Lleshaj shtoi se lufta kundër kanabisit ka shënuar rezultatet më të larta në tre dekadat e fundit në Shqipëri.

“332 krime në fushën e pasurisë, vetëm një rast vjedhje në banka. Janë regjistruar vetëm 7 krime në familje. Krimi i vrasjes ka vazhduar tendencën në ulje. 126 të vrarë në një vit, keni pasur kur keni dorëzuar çelësat e qeverisë. Ka trajektore pozitive edhe në çështjet rrugore.

Lexo edhe: Korab Lita interpelancë me ministrin Lleshaj: Cila është situata mbi ngjarjet e rënda në vend?

Kemi intensitet të lartë në luftën kundër krimit të organizuar. Në 2019 janë shkatërruar 23 grupe kriminale. Bashkëpunimi policor me shtetet anëtare dhe Europol ka qenë i suksesshëm. Anëtarët famëkeq të strukturave kriminale janë prapa hekurave, besoj që edhe opozitës i kanë shteruar emrat e personaliteteve të krimit të organizuar”, tha Lleshaj.

Sakaq ministri i Brendshëm theksoi se vetëm 911 kg kanabis nga Shqipëria janë kapur nga autoritetet italiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!