Lleshaj në Kuvend: Kthimi i ligjit për policinë, akt i mirëfillt politik i Metës

schedule12:45 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 12:45 - 3 Dhjetor, 2020

Duke folur nga Kuvendi për ligjin për Policinë e Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se presidenti Meta nuk i ka lexuar të gjitha nenent.

Lleshaj u shpreh se nuk beson se bëhet fjalë për ndonjë lapsus, por sipas tij bëhet fjalë për një veprim të bërë me qëllim.

“I jemi përshtatur praktikave më të mira evropiane. E gjithë procedura është nën monitorimin e Prokurorisë së Përgjithshme, e prokurorisë së veçantë, SPAKUT, dhe ministrisë së brendshme.”

Sa i përket kthimit për shqyrtim të ligjit, nga ana e presidentit, Lleshaj tha se bëhet fjalë për një akt të mirfilltë politik.

“Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik. Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Pres ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.

Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.

Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!