Lleshaj me “sytë” nga policët e rinj: Do arrijmë në parametrat që kërkon siguria e vendit

schedule16:00 - 28 Shtator, 2020

schedule 16:00 - 28 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka “sytë” nga aplikantët e ri të Policisë së Shtetit për përmirësimin e cilësisë së punonjësve të saj.

Ditën e sotme teksa pa nga afër testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja, Lleshaj tha se po zbatohen standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente. Ai shtoi se vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve të saj, policia do të jetë në parametrat që kërkonë siguria e vendit.

“Kemi ardhur për të ndjekur sot testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja. Shihet me kënaqësi që ka një fluks të madh aplikantësh për vendet e hapura rishtazi në Akademinë e Sigurisë. Janë 2004 kandidatë, të cilët garojnë të fitojnë 400 vende të lira.

Lleshaj me “sytë” nga policët e rinj: Do arrijmë në parametrat që kërkon siguria e vendit

Është për t’u përshëndetur fakti se Akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente, të qarta për të gjithë kandidatët dhe është i rëndësishëm të përmendet fakti se me futjen e këtij grupi të ri prej 400 studentësh në Akademinë e Sigurisë ne investojmë përsëri në rinimin e Policisë së Shtetit.

Ky procesi po ndodh në mënyrë intensive prej disa vitesh. Vetëm përmes rinimit të Policisë, vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve të saj, ne do të arrijmë që ta ngremë Policinë në parametrat që meriton publiku, në parametrat që kërkon siguria e vendit”, tha Lleshaj./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!