Lleshaj: Kriminaliteti ka rënë, Shqipëria më pak vrasje se vendet e BE

schedule10:33 - 15 Tetor, 2020

schedule 10:33 - 15 Tetor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për situatë në vend, në seancën e sotme plenare, teksa është thirrur në interpelancë nga deputeti Lefter Maliqi.

Sipas Lleshaj krimi në vend nuk është në nivele alarmante, ashtu sikurse akuzon opozita. Ministri theksoi se janë rritur kapacitetet për të luftuar krimin e organizuar.

“Do fokusohem në dy gjëra. E para në çështje të sigurisë. Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë e krimit, përkundrazi ka situani më të mirë të rendit. Sa për shembull, Shqipëria 1,7 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa BE e ka 1,2. Në vitin 2012 numëronte 126 të vrarë në 1 vit. Unë këto nuk i jap për të sfiduar askënd. Nuk dua të mohoj as ngjarjet e rënda kriminale. Kush ka sy është i ftuar ta shohë, nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë në vend janë në rënie. Është fakt se niveli i goditjes dhe zbulimit të ngjarjeve kriminale është rritur ndjeshëm. Siguria ka edhe një dimension tjetër, ajo përkufizohet si mungesa e frikës. Qytetarët janë të sigurt kur nuk ndjejnë frikë. Dhe në këtë dimension situata është inkurajuese.

Janë shuar kapacitetet në luftën kundër krimit dhe kemi arritur në rezultate inkurajuese. 1700 punonjës të policisë janë shtuar në këto dy mandate. OFL që po punon për të goditur financat e krimit po punon me intensitet të lartë. Bëhet fjalë për persona të dënuar më parë dhe e konsideronin të mbyllur llogarinë me drejtësinë.

Për drogërat e forta Shqipëria kreu operacione në shkallë të gjerë. Është padyshim meritë e qytetarëve shqiptarë se dinë sesi ta mbajnë sigurinë e tyre, por është edhe një kontribut i policisë.

Një mori mediash sociale dhe grupime politike jetojnë vetëm me kronikën e zezë të vendit. 300% më i lartë është numri i vrasjeve në Letoni se në Shqipëri. 200% më i lartë është ky numër në Lituani. Megjithatë atje kronika e zezë nuk zë ballinat”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri u shpreh se policia nuk duhet të kthehet në tabelë qitje, por kërkon mbështetje, duke iu referuar akuzave të opozitës.

“Policia nuk mund të shndërrohet në tabelë qitje për mllefe, ne na duhet mbështetje. Po citoj një deklaro: ‘Dy të rinj u ekzekutuan në malësi për shkak të drogës, 25 prilli është dita që Edi Rama dhe qeveria e tij të lajë borxhin”

Kështu shprehej para ca ditësh një zëdhënës i politikës. Ky është një ngatërrim fatal dhe i papranueshëm. Nëse e kanë të pamundur të bëhen përpjekje për zgjidhje të heshtin”, tha ai.

Më tej, Lleshaj tha se kanabisi nuk ka shpërthyer ashtu sikurse pretendohet. Sipas tij është bërë lodhje e madhe për të shkrepur ndonjë foto të bimëve të kanabisit.

“Trafikimi, ka pasur lodhje të madhe në Shqipëri për të shkrepur ndonjë foto dhe vide. Mezi është rritur të shkrepen nja dy foto për ca bimë. Viti 2020 shënoi një tjetër vit ë përshkallëzimit të suksesshëm të kanabisit në Shqipëri. Tani nuk mund të flitet më për fenomen por për tentativa. Sasitë e kapura janë në nivele më të ulëta. Pas suksesit të pamohueshëm qëndron një punë e madhe”, u shpreh Lleshaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!