Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë për rastet e shkeljes së karantinës nga personat e infektuar me Covid-19.
Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë një inspektimi të bërë sot në terren për respektimin e masave bashkë me drejtorin e Policisë së Tiranës Rebani Jaupi.
Ministri u shpreh se policia i ka informacionet e plota për individët e infektuar, por bashkëpunimi me qytetarët është thelbësor në betejën me Covid-19.
“Duhet ta parandalojmë sa kemi mundësi. Duhet të mbrojmë stafet shëndetësore. Bashkëpunimi ynë për respektimin e masave është ndihma më e madhe.
Duhet të njoftojmë policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës. Policia i ka të plota informacionet por bashkëpunimi ndihmon shumë. Është mjaft i rëndësishëm koordinimi i përpjekjeve. Të mbrojmë veten tonë, mjekët dhe policët”, tha Lleshaj.
Lleshaj tha se do te këtë Zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID.
“Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! Gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID
Njoftoni Policinë në numrin 112 për rastet e personave që nuk e kuptojnë rrezikun dhe nuk u binden masave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore!”/abcnews.al

