Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bëri thirrje të gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se nuk është dhuna, por arsyeja që na afron drejt Europës.
“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona”, tha Lleshaj.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani dy punonjës policie dhe katër protestues kanë mbetur të lënduar nga protesta e së shtunës./abcnews.al