Lleshaj: 6 zyra të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë

schedule13:55 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 2 Dhjetor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një inspektimi në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat i bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë pranë zyrave për të aplikuar.

Teksa njoftoi hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë vendit, ftoi qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë.

“Përmes shërbimeve online është kursyer shumë kohë. Që të bëhen pjesë e këtij procesi është me rëndësi që qytetarët të identifikohen. I bëj thirrje qytetarëve të nxitojnë pranë zyrave për të aplikuar. Ne po zgjerojmë shërbimet edhe për qytetarët që janë jashtë vendit. Janë gjashtë zyra të reja të hapura”, tha Lleshaj.

Statusi:

Tiranë – Inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat

Qeveria ka zgjeruar përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve.

Zgjerimi i shërbimeve kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve, ID karta është çelësi që hap derën për të gjitha shërbimet online apo në mënyrë fizike:

-U bëj thirrje qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, që mos të befasohen kur t’u kërkohet kartë e re identiteti

2021, viti zgjedhor, ID karta është kusht për identifikimin e zgjedhësve për marrjen pjesë në proces.

-Po zgjerojmë shërbimet edhe për qytetarët që janë jashtë vendit, hapen 6 zyra të tjera aplikimi pranë konsullatave e ambasadave shqiptare në Evropë.

-Ftoj bashkë-atdhetarët të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës në vendet ku banojnë, që të bëhen përfitues të shërbimeve në Shqipëri, ku e drejta e votimit do të jetë njëra prej tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!