Liverpuli gati të thyejë rekordin në Angli për fanelën

schedule14:30 - 23 Gusht, 2019

schedule 14:30 - 23 Gusht, 2019

Liverpuli pritet të thyejë rekordin në Angli për kontratës e fanelës. Kampionët e Europës mund të fitojnë gati 90 milionë euro në vit, duke kaluar Mançester Junajtidin

Një skuadër nuk mund të jetë e madhe thjesht në fushë.

Topi rrotullohet që të shkojë në portë e të lumturojë tifozët, por gjithashtu rrotullohet edhe mendja e drejtuesve për të gjetur financa për artistët e lojës.

Liverpuli, për momentin, duket se e ka gjithçka në rregull sa i përket spektaklit, ndërsa po mendon për t’u bërë më i madh edhe jashtë saj.

Klubi anglez do të mbajë, siç i thonë, “dy kunguj në një sqetull”, do të realizojë një kontratë të re sponsorizimi për fanelën, dhe do të zmadhojë kapacitetin e stadiumit “Anfild”.

Kontrata e re për fanelën pritet të jetë rekord anglez dhe britanik, që do të kalojë marrëveshjen aktuale të Mançester Junajtidit me Adidasin që arrin në 75 milionë paundë stërlina në vit, rreth 85 milionë euro.

Marrëveshja duket se do të jetë me gjigandin amerikan, Najk, ndërsa për momentin Liverpuli është në vitin e fundit të akordit me kompaninë Nju Balans (Neë Balance) që vlen 45 milionë paundë stërlina në vit, dhe që vlen deri në vitin 2021.

Të kuqtë kanë biseduar edhe me Adidasin e Pumën, por duket se Najku është në avantazh. Rekordin e fanelave në botë e mban Barcelona me kontratën 110 milionë euro.

Përsa i përket stadiumit, klubi ka në plan të rrisë kapacitetin nga rreth 55 000 deri në 60 000 vende të ulura, diçka që do të shtojë të ardhurat nga biletat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!