Është mbyllur ndeshja derbi mes Liverpool dhe Everton, me të kuqtë e Jurgen Klopp që marrin një fitore bindëse 5-2. 15 ndeshje, 43 pikë. Të besuarit e Klopp kanë fituar të gjitha ndeshjet përveç asaj nda United (1-1) dhe duket se ky është viti i tyre.
Origi shënoi dy gola në pjesën parë, gjithashtu edhe Shaqiri e Mane. Keane dhe Richarlison shënuan për miqtë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-2.
Ky rezultat mbeti në fuqi deri në minutën e 90-të, kur Wijnaldum shënoi golin e pestë. Një fitore spektakolare e të kuqve, që vazhdojnë të ruajnë kryesimin me një diferencë prej 9 pikësh ndaj Leicester, që renditet në vend të dytë./abcnews.al