Liverpooli dhe Brighton janë ndeshur në “Anfield” në kuadër të javës së 10 të Premier League. “The Reds” shpërdoruan avantazhin e dyfishtë duke u ndalur në barazim 2-2.
Vendasit e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin me kapitenin Henderson që në minutën e 4 pasi një asisti të Salah.
20 minuta më vonë, Mane do të dyfishonte rezultatin, gol që si duket i vuri në “gjumë” vendasit.
Miqtë do të ngushtonin rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, saktësisht në të 41 me Mëepu.
2-1 do të ishte rezultati përfundimtar i 45 minuta me Brighton që futet në pjesën e dytë me besim më të madh.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 65 me Trossard. Minutat në vazhdim do të krijonin raste, por rezultati do të mbetej i njëjtë 2-2, me Brighton që fiton një pikë dhe Liverpooli që humb dy.
Pas këtij barazimi skuadra e Klopp pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, 3 më pak se Chelsea kryesues, ndërsa Brighton pozicionohet në vendin e 6 me 16 pikë. r.t/abcnews.al