Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool “skuq” Atletico/ Anglezët fitojnë ndeshjen e “çmendur” 3-2 kundër spanjollëve

schedule12:49 - 18 Shtator, 2025

schedule 12:49 - 18 Shtator, 2025

Një sfidë spektakolare, plot gola dhe me një finale për infarkt. Shkurt, një ndeshje e denjë për Champions.

Në “Anfield Road”, Liverpul dhe Atletiko Madrid dhuruan një shfaqe të vërtetë, por në fund ishin anglezët që festuan fitoren 3-2 të vendosur vetëm në shtesë.

Një vuajtje e kërkuar nga vetë kampionët e Premier League, që shpërdoruan epërsinë e dyfishtë të shënuar që në gjashtë minutat e para.

Andy Robertson shbllokoi sfidën, ndërsa Mohamed Salah realizoi golin e dytë për Liverpul, duke dhënë përshtypjen e një gare të mbyllur përpara kohe me një fitore të lehtë për vendasit.

Por këto pritshmëri nisën të shkërmoqen në shtesën e pjesës së parë, kur Marcos Llorente ngushtoi diferencën për të kthyer në lojë madrilenët.

Rezultati qëndroi gjatë i pandryshuar edhe pas pushimit, por në minutën e 88-të siguritë e anglezëve u tronditën, kur Marcos Llorente barazoi shifrat me golin e dytë personal.

Por shpresat e Atletico për të dalë me pikë nga kjo sfidë u shuan në minutën e dytë shtesë. Van Dijk shënoi golin e tretë dhe të triumfit për Liverpul që në këtë sezon duket se i ka bërë rrugë fitore të tilla. Nga ana tjetër, mënyra se si u gatua kjo humbje bëri që Diego Simeone të tradhëtohej nga nervat, ndërsa përplasja me tifozët vendas i kushtoi trajnerit ndëshkimin me karton të kuq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!