Me portugezin Fabio Carvalho të huazuar te gjermanët e Leipzig, “të kuqtë” e Liverpool janë në kërkim të një tjetër talenti në mesfushë dhe duket se një karakter të tillë e kanë gjetur në La Liga-n spanjolle.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloidëve britanik, “gjigandët” anglezë kanë si objektiv të tyrin, 21-vjeçarin e talentuar të Celta Vigo, Gabri Veiga. Për “yllin” e tyre Celta Vigo kërkon 30 milionë euro ose e thënë ndryshe vlerën e klauzolës së përfundimit të kontratës.
Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht moshës së re, në sezonin e tij “debutues” në La Liga, Veiga u kthye në një protagonist absolut për skuadrën e tij, teksa në 39 përballjet e zhvilluara mes Kupës e kampionatit arriti të shënojë plot 11 herë, si dhe të dhurojë 4 asistime. /i.m /abcnews.al