Me përfundimin e sezonit, “të kuqtë” e Liverpool i kanë hyrë seriozisht merkatos së verës dhe pas sigurimit të nënshkrimit me argjentinasin e “pulëbardhave” të Brighton, Alexis Mac Allister, për rreth 50 milionë paund, tashmë Jurgen Klopp kërkon një tjetër mesfushor në skuadrën e tij.
Sipas asaj çka mediat britanike raportojnë, “të kuqtë” e Liverpool tashmë kanë në “radarët” e tyre 3 lojtarë të tjerë për mesfushën, me listën që plotësohet nga Mateus Nunes i Wolverhampton, Kefren Thuram nga Nice dhe Kouadio Kone nga Borussia Monchengladbach.
Ndërkaq, Liverpool nuk “dorëzohet” as për “fantazistin” e Chelsea, Mason Mount, me këtë të fundit, që është dhe në “radarët” e Manchester United dhe pritet nisja e merkatos së verës për të mësuar të ardhmen e lojtarit. /i.m /abcnews.al