Liverpool luan “all in”/ “Reds” nuk falin asgjë, sigurojnë edhe finalen e Kupës së Ligës

schedule12:36 - 7 Shkurt, 2025

schedule 12:36 - 7 Shkurt, 2025

Në Angli dhe Europë, nuk ka asnjë dyshim që Liverpul është skuadra më e mirë e sezonit.

“Reds” vazhdojnë dominimin, ndërsa duket se nuk kanë ndërmend të lëshojnë asgjë.

Një tjetër konfirmim për këtë erdhi nga Kupa e Ligës Angleze, ku skuadra e Arne Slot siguroi biletën e finales me një tjetër fitore të madhe 4-0 kundër Totenhem.

Nuk kishte histori në “Anfield Road”, ku të zotët e shtëpisë mbyllën fraksionin e parë të sfidës me epërsinë minimale falë golit të Gakpo në minutën e 34-rt.

Ps pushimit, të kuqtë vranë garën, duke gjetur edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Salah vijoi sezonin rekord personal, duke dyfishuar shifrat nga pika e penalltisë.

Më pas Slobozlai dhe Van Dajk arshivuan fitoren dhe kualifikimin e Liverpul në finalen e Kupës së Ligës, ku sërish si favoritë do të përballen në “Ëembley” kundër Njukasëll.

“Reds” kanë mundësi të mbyllin sezonin me tre trofe, pasi kryesojnë bindshëm Premier Ligën, ndërsa në Champions ishte skuadra që mylli fazën e ligës me më shumë pikë se të gjitha skuadrat e tjera pretendente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!