Të gjithë tifozët e futbollit në Angli po numërojnë mbrapsht, në pritje të derbit të madh të së dielës, mes Liverpoolit dhe Manchester United.
Në konferencë e tij për shtyp para ndeshjes, Jurgen Klopp u pyet për 32 ndeshjet e ligës në të cilat ata nuk kanë fituar ndonjë penallti.
“Është padyshim e çuditshme. Nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur kjo. Në statistika, në gjuajtje, në kontakte brenda zonës, ne nuk kemi fituar asnjë penallti, është qesharake. Fatmirësisht nuk u desh ta përmendim dhe dikush tjetër e gjeti statistikën”, tha trajneri gjerman, skuadra e të cilit fitoi penalltinë e fundit më 2 prill 2022.
Pas intervistës, Klopp nuk ka ngurruar t’i referohet periudhës së jashtëzakonshme që po kalon Rasfhord.
“Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur të jesh i lumtur për diçka të mirë që po ndodh me Manchester United kur je trajner i Liverpoolit, por unë jam shumë i lumtur për Rasfhord sepse vitin e kaluar pati një sezon të vështirë. Ai luan në mënyrë të jashtëzakonshme. Shpejtësia e tij, teknika e tij, qetësia e tij para portës, është fantastike. Ai shënon gjithmonë”, përfundoi Klopp./ h.ll/abcnews.al