Liverpool ëndërron Coman, Bayern s’e lëshon pa 100 milion euro

schedule16:35 - 9 Korrik, 2021

schedule 16:35 - 9 Korrik, 2021

Liverpool është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe janë disa emrat që lakohen. Njëri është Donyell Malen i PSV, kurse tjetri Kingsley Coman.

Sipas Mirror francezi është ëndrra e Liverpool, duke parë që edhe nuk po pranon të rinovojë marrëveshjen me gjermanët e Bayern Munich.

Coman ka edhe dy vite kontratë dhe burimi i cituar më lart shkruan se bavarezët duan 100 milion euro për kartonin e sulmuesit.

Sigurisht Liverpool nuk e paguan një shifër të tillë për 25-vjeçarin dhe duhet të mendojë për ndonjë pistë tjetër për sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!