Liverpool del “fitimtar”, firmos marrëveshjen me portugezin e Fulham

schedule17:20 - 7 Prill, 2022

schedule 17:20 - 7 Prill, 2022

Liverpool ka arritur të dalë “fitimtar” nga marrëveshja me Fulham për lojtarin portugez, Fabio Carvalho.

“The Reds” provuan edhe gjatë merkatës së verës që të transferonin lojtarin por asaj kohe asgjë nuk u bë e mundur.

Megjithatë klubi londinez nuk ka hequr dorë nga mesfushori i cili tashmë ka kaluar edhe vizitat mjekësore dhe siç thuhet gjithçka është mbyllur.

Sa i përket detajeve të marrëveshjes, Fabrizio Romano shkruan se Fulham do të përfitojë 5 milionë euro dhe 2.7 milionë të tjera mund t’i kalojnë përmes bonuseve.

Kontrata e mesfushorit portugez do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Futbollisti 19-vjeçar po përjeton një sezon fantastik, teksa ka shënuar 7 gola e ka dhënë po kaq asiste në Premier League.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!