Komiteti i arbitrave të Anglisë ka pezulluar nga të gjithë aktivitetet gjyqtarin anësor Costantine Hatzidakis për të hetuar më tej përplasjen e tij me mbrojtësin e Liverpool, Andy Robertson, gjatë ndeshjes së djeshme Liverpool-Arsenal.
Pamjet televizive tregojnë Hatzidakis duke ngritur krahun në një përplasje me mbrojtësin e Liverpool pas fershëllimës së pjesës së parë.
“Ai më goditi me bërryl në fyt”, tha Robertson në një deklaratë. Përveç goditjes, Robertson është ndjerë i fyer nga arbitrat pasi kërkoi shpjegime për incidentit te gjyqtari kryesor, ai u paralajmërua duke vënë kështu shumë gjëra në pikëpyetje./ h.ll/abcnews.al