U pengua nga “Rithemelimi” të flasë në Kuvend, Begaj nga Presidenca: Komunikoni, jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë

schedule18:13 - 15 Janar, 2024

schedule 18:13 - 15 Janar, 2024

TIRANË- Presidenti i Republikës , Bajram Begaj u pengua të mbante fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar në Kuvend, pasi opozita siç edhe kishte paralajmëruar, pengoi punimet e Kuvendit.

Presidenti Begaj i bëri thirrje deputetëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Në Kuvend duhet të punojnë për interesat e qytetarëve dhe jo ta kthejnë atë në një ‘arenë lufte’.

“Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejt me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia e një seance normale më bënë që këtë mesazh ta përcjell nga Presidenca.  Me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e deputetit duhet të gjeni gjuhën e përbashkët ku duhet të jetë interesi qytetar. Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar ku ka shkëmbin të ideve..Të gjithë ne shqiptarët i kemi sytë nga ju. Ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri. Ka sfida që kërkojnë përkushtim, koha nuk pret. Qytetarët presin të shohin një Parlament funksional, jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë tona, tha Begaj.

Deputetë të opozitës rrethuan Foltoren duke i rënë tavolinës si edhe krijuan kaos nëpërmjet zhurmuesve. Si pasojë e kësaj Begaj zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë nga Presidenca.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj:

Isha përgatitur që sot ti drejtohesha Kuvendit, në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Nuk është hera e parë që Presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh. Për çdo çelje sesioni gjeni mesazhin e Presidentit.

Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia për zhvillimin e një seance normale, më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes medias.

Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë.

Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe interesi kombëtar. Kuvendi duhet të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të shoqërisë tone, ku pozita dhe opozita bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar, ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës.

Kuvendi është hapësira e debateve  ku profesionistë të ndryshëm, media, studentë, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen.

Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për zërin e saj, argumentat e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe argumente.

Bashkëpunimi vullnetmirë midis forcave politike ka fuqinë të japë zgjidhje dhe të çliroje energji pozitive. Në Kuvend duhet kultivuar demokracia, frymëzimi për të tashmen dhe shpresa për të ardhmen.

Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj. Pa diskutimin e vazhdueshëm midis ofertave politike dhe dakordësinë e palëve që ato ti shërbejnë të mirës së qytetarëve dhe prosperitetit të vendit, demokracia është e cënuar.

Nuk mund të ketë liri, përparim apo drejtësi sociale pa demokracinë në themel të ndërveprimit tonë.

Klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratike. Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE.

Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejnë forca që konfliktin politik ta zëvendësojnë me bashkëpunim konstruktiv. Përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamentarizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës, pa shuar debatin, që institucionet e shtetit të forcohen.

Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmbajtja  janë domosdoshmëri.

Prandaj debati lipset konstruktiv. Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut.

Sesioni i kaluar i Kuvendit, fatkeqësisht, shpenzoi më shumë kohë për agjenda joparlamentare, se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më.

Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA.

Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur.

Të gjithë ne, shqipëtarët, i kemi sytë nga ju.

Përveç rolit të ligjbërësve, ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri.

Jam i vetëdijshëm se agjenda politike e këtij sesioni kuvendor është e mbushur me sfida. Siguria, drejtësia, arsimi, shëndetësia, rritja e mirëqenies për të gjitha shtresat e popullsisë, demografia, mjedisi, drejtësia sociale janë sfida që kërkojnë përkushtim, atdhedashuri dhe kthjelltësi. Koha nuk pret. Pritshmëritë e qytetarëve duhet të jenë standardi që ju udhëheq në çdo hap të punës tuaj. Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë.

Qytetarët shqiptarë presin që ligjvënësit e tyre të bëjnë ligje në interes të vendit që përmirësojnë jetën e tyre dhe japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Populli do t’i shohë politikanët duke punuar së bashku për çështje ndërpartiake si: reforma zgjedhore dhe votimi i diasporës. Për reformën në drejtësi  ende ka vend për kontribut nga ana e parlamentit.

Shpreh  gjithë mbështetjen time  për reformën në drejtësi dhe ftoj të gjithë aktorët të gjejnë forcën dhe kurajon për të kryer misionin për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, duke luftuar pa kompromis krimin dhe korrupsionin. Qytetarët shqiptarë presin një parlament aktiv që mban të përgjegjshëm ekzekutivin nëpërmjet kërkesës së vazhdueshme  për transparencë dhe llogaridhënie.

Këto nuk janë kërkesa të veçanta, janë ato që qytetarët presin në demokracitë funksionale, duke mundësuar që institucionet të jenë shërbestarët e tyre.

Unë jam i bindur, se mundësitë dhe kapacitetet që dispononi përmbushin nevojën për t’u dalë zot fateve të një vendi që ka dëshmuar se në 30 vitet e fundit zotëron një energji të pashtershme për transformim.

Isha përgatitur që sot ti drejtohesha Kuvendit, në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Nuk është hera e parë që Presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh. Për çdo çelje sesioni gjeni mesazhin e Presidentit.

Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar.

Pamundësia për zhvillimin e një seance normale, më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes medias.

Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë.

Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe interesi kombëtar.

Kuvendi duhet të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të shoqërisë tone, ku pozita dhe opozita bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar, ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës.

Kuvendi është hapësira e debateve  ku profesionistë të ndryshëm, media, studentë, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen.

Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për zërin e saj, argumentet e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe argumente.

Bashkëpunimi vullnetmirë midis forcave politike ka fuqinë të japë zgjidhje dhe të çliroje energji pozitive.

Në Kuvend duhet kultivuar demokracia, frymëzimi për të tashmen dhe shpresa për të ardhmen.

Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj. Pa diskutimin e vazhdueshëm midis ofertave politike dhe dakordësinë e palëve që ato ti shërbejnë të mirës së qytetarëve dhe prosperitetit të vendit, demokracia është e cënuar.

Nuk mund të ketë liri, përparim apo drejtësi sociale pa demokracinë në themel të ndërveprimit tonë.

Klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratike. Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE.

Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejnë forca që konfliktin politik ta zëvendësojnë me bashkëpunim konstruktiv. Përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamentarizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës, pa shuar debatin, që institucionet e shtetit të forcohen.

Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmbajtja  janë domosdoshmëri.

Prandaj debati lipset konstruktiv. Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut.

Sesioni i kaluar i Kuvendit, fatkeqësisht, shpenzoi më shumë kohë për agjenda joparlamentare, se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më.

Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë strategjik SHBA.

Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur.

Të gjithë ne, shqiptarët, i kemi sytë nga ju.

Përveç rolit të ligjbërësve, ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri.

Jam i vetëdijshëm se agjenda politike e këtij sesioni kuvendor është e mbushur me sfida. Siguria, drejtësia, arsimi, shëndetësia, rritja e mirëqenies për të gjitha shtresat e popullsisë, demografia, mjedisi, drejtësia sociale janë sfida që kërkojnë përkushtim, atdhedashuri dhe kthjelltësi.

Koha nuk pret. Pritshmëritë e qytetarëve duhet të jenë standardi që ju udhëheq në çdo hap të punës tuaj.

Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë.

Qytetarët shqiptarë presin që ligjvënësit e tyre të bëjnë ligje në interes të vendit që përmirësojnë jetën e tyre dhe japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Populli do t’i shohë politikanët duke punuar së bashku për çështje ndërpartiake si: reforma zgjedhore dhe votimi i diasporës. Për reformën në drejtësi  ende ka vend për kontribut nga ana e parlamentit.

Shpreh  gjithë mbështetjen time  për reformën në drejtësi dhe ftoj të gjithë aktorët të gjejnë forcën dhe kurajon për të kryer misionin për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, duke luftuar pa kompromis krimin dhe korrupsionin.

Qytetarët shqiptarë presin një parlament aktiv që mban të përgjegjshëm ekzekutivin nëpërmjet kërkesës së vazhdueshme  për transparencë dhe llogaridhënie.  Këto nuk janë kërkesa të veçanta, janë ato që qytetarët presin në demokracitë funksionale, duke mundësuar që institucionet të jenë shërbestarët e tyre.

Unë jam i bindur, se mundësitë dhe kapacitetet që dispononi përmbushin nevojën për t’u dalë zot fateve të një vendi që ka dëshmuar se në 30 vitet e fundit zotëron një energji të pashtershme për transformim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!