Një autobus me turistë nga Maqedonia me 52 persona u përfshi nga flakët në Bullgari duke shkaktuar një tragjedi, të paktën 45 viktima dhe 7 të tjerë që kanë djegie të shumta dhe që ndodhen në spital. Kryeministri Zoran Zaev dhe krerët më të lartë të shtetit bullgar ndodhen në vendin e ngjarjes. Paraprakisht shkaqet janë dy; autobusi mund të ketë pësuar defekt dhe ka shpërthyer në flakë, ose është përplasur me trafikndarëse duke sjellë zjarrin që u mori jetën shumë të rinjve, mes tyre edhe fëmijë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave, por një pjese e tyre janë shqiptarë nga Maqedonia. “Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut” shkruan Presidenti Meta, po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha flet për një tragjedi shqiptare. “I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur”.
Zhvillimet e fundit nga tragjedia në Bullgari
09:02-Basha: Tragjedia shqiptare në Bullgari, i shokuar nga humbja e shumë jetëve
08:57-Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet që humbën të afërmit
08:50-Meta: Hidhërim dhe trishtim për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut
08:48-Zaev: Viktimat 25-30 vjeç dhe fëmijë, i plagosuri më tha se kishte shpërthim
08:40-Mjekët bullgarë tregojnë gjendjen e 7 të plagosurve të shtruar në spital
08:35-Tragjedia në Bullgari, Oliver Varlehyi: Lajm i tmerrshëm
08:31-Humbën jetën 45 persona brenda, pamjet e autobusit në flakë
08:20-Tragjedia në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve
08:19-45 viktima pas djegies së autobusit në Bullgari, Rama: Nuk ka fjalë për këtë tragjedi, dhimbje
08:17-Osmani: Viktimat në autobus të gjithë moshë e re, shumica nga Shkupi
08:04-Zbulohet emri i kompanisë që i përket autobusi i djegur në Bullgari, pamje nga vendi i ngjarjes
07:52-Xhaçka: Dhimbje për jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia
07:30-Djegia e autobusit në Bullgari, pistat kryesore të hetimit
07:16–Digjet autobusi maqedonas në Bullgari, humbin jetën të paktën 45 persona mes tyre 12 fëmijë
/ db/Abcnews.al

