Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidati i Ramës apo i opozitës? Caktohet data e parë për votimin e Presidentit, emrat e përfolur dhe debatet mes palëve

schedule12:30 - 10 Maj, 2022

schedule 12:30 - 10 Maj, 2022

Ka përfunduar mbledhja e parë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Kuvendi mbajti Konferencën e Kryetarëve ku u diskutua mbi kalendarin e posaçëm për raundet e votimit për kreun e ri të shtetit. Mazhoranca e opozita janë ende larg gjetjes së një kompromisi për kriteret e presidentit, duke mos u përfshirë ende në gjetjen e një kandidati konsensual.

Partia  Socialiste i qëndroi propozimit për datën 16 maj për votimin e parë për Presidentin e Republikës. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me shumicë votash datën 16 maj ora 17:00 për raundin e parë të votimit për Presidentin e ri. Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve po ashtu vendosi datën 15 maj ora 16:00 si afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për president. Ndërkohë më datë 16 maj ora 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të verifikuar kandidaturat e Presidentit të ri. Deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër propozimit të PS që u votua nga maxhoranca.

Sipas Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidencial, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj.

Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota.

Deri më tani janë përfolur shumë emra për president, siç janë Visar Zhiti dhe Neritan Ceka nga opozita apo Fatos Nano, Mimi Kodheli, etj.

13:17 – Presidenti i ri, Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte. Alibeaj: Duhet të jetë i shqiptarëve, jo i partisë

Deputetja Elisa Spiropali duke folur në Konferencën e Kryetarëve për emrin e Presidentit të ri të Republikës, u shpreh se PD nuk ka synim të zgjedhë një President që i shërben partisë. Sipas saj mazhoranca nuk ka vendosur asnjë kusht për opozitën dhe nuk mund të pranohen kushte nga opozita.

12:49- Flutura Açka, e bindur se maxhoranca e ka zgjedhur tashmë Presidentin: Me Metën hëngrët ngjala pastaj e sulmuat

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa raundi i parë i votimit sipas socialistëve do të jetë data 16 maj. E para që ka folur nga opozita ka qenë Flutura Açka e cila tha se dyshon se maxhoranca e ka zgjedhur emrin e presidentit dhe se konsultimet me opozitën sipas saj janë fasadë.

13:17- Presidenti i ri, Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte. Alibeaj: Duhet të jetë i shqiptarëve, jo i partisë

Deputetja Elisa Spiropali duke folur në Konferencën e Kryetarëve për emrin e Presidentit të ri të Republikës, u shpreh se PD nuk ka synim të zgjedhë një President që i shërben partisë. Sipas saj mazhoranca nuk ka vendosur asnjë kusht për opozitën dhe nuk mund të pranohen kushte nga opozita.

“Ka një kohë për të bërë politikë, ka një kohë për të bërë procedurë, edhe të dyja njëkohësisht. Në Kushtetutë thuhet qartë se si zgjidhet procesi kushtetues. Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në një kohë kur në palën tjetër s’ka fare proces. Përsëriten propozimet me zarfe, apo konsultimet me shoqërinë civile. A thua se kjo është mëkat. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën. Sigurisht që kemi konceptet tona për një profil se si duhet të jetë Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh edhe pushtetin e madh që kemi akumuluar, ku këtu ka kontribuar opozita duke ikur nga procese shumë të rëndësishme. Ne nuk duam një President të të PS-së. Duam të marrim nga ju emrat më të mirë, por nuk duam kushte”, tha Spiropali.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj u shpreh se askush nuk ka vendosur kushte por sipas tij Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve dhe jo i PS.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!