Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau anësori i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj zhvilloi këtë të martë një konferencë për shtyp, nga ku foli fillimisht për formën e mirë, që po kalon Kombëtarja, si dhe për sfidat e grupit B, në Evropianin e Gjermanisë.
“Kemi punuar me të vërtetë shumë fizikisht dhe nuk kemi qenë në 100% tonë, mirëpo duhej diçka e tillë, para se të fitonim forcë në këmbë, para sfidës me Italinë, megjithatë treguarm që jemi në formë të mirë dhe jemi gati për ndeshjet e radhës. Po stërvitemi të jemi samë kompakt në fushë, për të mos i lënë hapësira kundërshtarit në fushë.
Kemi përpara tre ndeshje shumë të bukura, në një Kampionat Evropian, siç është edhe ky i Gjermanisë dhe i kam thënë çunave ta shijojnë sa më shumë këtë kompeticion. Duhet të kemi besim te vetja ashtu siç bëmë gjatë kualifikimit”,- u shpreh anësori i Kombëtares. /i.m /abcnews.al
Konferenca live: