TIRANË- Pas tensioneve të sotme në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku po mbajnë një konferencë për mediat.
17:21 “U thye kodi i mikpritjes”, Çuçi: Muhaxhedinët nuk respektuan marrëveshjen, i keqardhur
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë për shtyp pas tensioneve të ditës së sotme në kampin e MEK, ku u lënduan disa anëtarë të kësaj organizate dhe efektivë policie.
Çuçi tha se njehet i keqardhur nga sjellja e muhaxhedinëve dhe se ata kanë thyer kodin e mikpritjes.