Lituania si shumë vende të tjera të botës tashmë po bëhet gati që të lehtësojë masat dhe të heqë gradualisht masat e vendosura anti Covid.
Autoritetet lituaneze kanë theksuar këtë të mërkurë se lehtësimi i masave pritet gjatë ditëve në vijim.
Nga fundjava në Lituani pritet që të qëndrojnë deri në orën 22:00 hapur dyqanet dhe restorantet. Gjithashtu qeveria po heq kufirin në numrin e pjesëmarrjes në ngjarjet në natyrë në 300, dyfishin e nivelit aktual.
Kufiri është 150 për ngjarjet publike brenda, ku vetëm një e treta e kapacitetit mund të plotësohet.
Ndërkohë, ata që janë tashmë të vaksinuar mund të marrin pjesë në ngjarje më të mëdha dhe të hanë brenda, nëse zotërojnë një pasaportë Covid, një skemë që vendi do ta prezantojë të dielën./abcnews.al