Lituania thotë se do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj të kalimit kufitar me Bjellorusinë, për shkak të “ndryshimeve gjeopolitike” me fqinjin e saj.
Dy pikat e kontrollit rural në Tverecius dhe Sumskas do të mbyllen nga e premtja, me trafikun e devijuar në më të madhin nga gjashtë pikat hyrëse të Lituanisë, shkruan Sky News.
Vilnius ka shprehur shqetësime të vazhdueshme për praninë e trupave Wagner brenda Bjellorusisë, një aleat i vendosur i Vladimir Putinit.
Kreu i rojes kufitare të Lituanisë paralajmëroi se mund të ketë deri në 4,500 luftëtarë Wagner në Bjellorusi, me disa të stacionuar pranë kufijve të Lituanisë dhe Polonisë./abcnews.al