Lituania po blen dy sisteme raketore të avancuara norvegjeze tokë-ajër (NASAMS) për t’ia dhënë Ukrainës, sipas presidentit Gitanas Nauseda.
“Ato do të dorëzohen në Ukrainë në kohën më të afërt të mundshme”, tha ai në një video-mesazh.
Presidenti i Lituanisë do të vizitojë Kievin më vonë sot.
Kjo vjen pasi Gjermania njoftoi se do të vendosë një brigadë trupash prej 4000 vetësh në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.