“Listën e bën Pandev”, Bunjaku: Lanë Ibraimin e morën Hasanin me dy minuta lojë

schedule10:56 - 25 Maj, 2021

schedule 10:56 - 25 Maj, 2021

Lista e Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Europian vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi, teksa çështja kryesore është lënia jashtë e shënuesit të 24 golave dhe 11 asisteve në vendin fqinj, Besart Ibraimi.

Në lidhje me këtë çështje në televizionet maqedonase ka folur drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku. Ai ka kritika të shumta për trajnerin në lidhje me lënien jashtë të sulmuesit të Shkëndijës dhe akuzon se në listën e publikuar nga trajneri Igor Angellovski, ka vendimmarrje edhe kapiteni i ekipit, Goran Pandev.

“Nuk i bën ftesë Besart Ibraimit, me gjithë ato gola dhe rekorde, e kam thënë edhe në rrjetet sociale. Çfarë duhet të bëjë më shumë Besarti? Ka marrë futbollistë që nuk kanë të shënuar 2-3 gola në kampionate, ndoshta edhe nuk luajnë ndeshje.

 

Në të njëjtën kohë, i ka bërë ftesë edhe Ferhan Hasanit, por për çfarë i ka bërë ftesë Hasanit? Që i ka dy minuta të luajtura me Partizanin dhe nuk e merr Besart Ibraimin. Te lista e Angellovskit ka ndërhyrje nga jashtë, por drejtpërdrejtë ka ndërhyrje edhe nga kapiteni i përfaqësueses Goran Pandev.

Nuk guxon që të mos i ftojë dy futbollistë ose tre. Nuk ka pasur mundësi se kanë qenë shumë dobët këtë sezon Pandevi, se nuk do të ishte çudi që do ti shihje 3-4 futbollistë të ftuar nga Akademija Pandev në përfaqësuese”, tregon Bunjaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!