Listat e hapura nuk përjashtojnë koalicionet, Skënderi e Osmanaj flasin për ndryshimet kushtetuese

schedule17:14 - 29 Korrik, 2020

schedule 17:14 - 29 Korrik, 2020

Nga Erneta Shevroja

Hapja e listave të kandidatëve për deputetë nuk përjashtojnë partitë të formojnë koalicione parazgjedhore.

“Asgjë nuk është e pamundur por thjeshtë krijon vështirësi shumë të mëdha dhe konfuzion tek votuesit dhe tek pjesa e nxjerrjes së rezultatit mbrapa”, thotë Bledar Skënderi.

“Nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, mund të jenë edhe koalicionet, mund të hapen edhe listat 100 për qind ose 30 për qind të hapura, siç pretendojnë”, shprehet Osmanaj, ish-anëtar i KQZ-së.

Por anëtari i KQZ, Bledar Skënderi thotë se hapja e listave me koalicione parazgjedhore krijon probleme pas zgjedhjeve.

“Qytetari do të bëjë 3 zgjedhje, do të zgjedh koalicionin të parin, pastaj në fletën e votimit do të zgjedh partinë brenda koalicionit dhe së treti do të zgjedh kandidatin ose kandidatët preferencial që ka.

Përveç paqartësisë dhe konfuzionit dhe vonesës që do të krijojë tek votuesit në qendrën e votimit, do të sjellë probleme të mëdha dhe gjatë numërimit”, shprehet Skënderi.

Bazuar në eksperiencat e zgjedhjeve të kaluara, anëtari i KQZ-së, thotë se lista kur votuesit do të hedhin votën nuk është aq e thjeshtë.

“Nëse do të kemi një sistem me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore nuk është aq e thjeshtë fleta e votimit. Minimalisht në zgjedhjet e 2013 kanë qenë 67 subjekte zgjedhore, pra nuk është ajo fleta me aq parti, do të jetë një çarçaf i gjatë.

Por mendim të kundërt ka ish-anëtari i KQZ,-së Hysen Osmanaj. Sipas tij krijohet asnjë llojë konfuzioni tek votuesi që paraprakisht është i informuar dhe i vendosur se cilin kandidat preferon.

“Në fletën e votimit, qoftë me lista të mbyllura, qoftë me lista të hapura nuk shkojnë emrat e deputetëve. Nëse janë me lista të hapura janë numrat në fletën e votimit dhe cili kandidat preferon në një qark të caktuar rrethon numrin”, Hysen Osmanaj.

Është opozota parlamentare që ka propozuar ndryshimet kushtetuese por sipas ish-anëtarit të kqz, nëse do të hiqen koalicionet parazgjedhore, deputetët aktual nuk do të zgjidhen më për në parlament.

“Opozita parlamentare sot nëse nuk do të ishion me koalicion, ose nuk do të bëninin zgjedhje përsëri me koalicione, ata nuk e shohin më veten në parlament”, Hysen Osmanaj.

Ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve është vendosur të votohen në seancën e kësaj të enjteje. /abcnews.al