Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Listat e hapura”, Balla: Të harrohen akuzat dhe bllofet, koha për të votuar Kodin Zgjedhor

schedule19:13 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:13 - 18 Shtator, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për listat e hapura.

Balla kujton së nuk ka sisteme elektorale perfektë, por as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren në tavolinë, ndërsa shton se zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë.

“Prandaj është koha për ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese”, shkruan Balla.

Statusi:

LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR.

Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.

U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon.

Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma!

Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!