Listat, Bushka: PD mos flasë në ajër, s’e presim gjatë! Frikë nga koalicioni PD-LSI? PS-ja e para

schedule18:04 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:04 - 21 Shtator, 2020

Deputetja e PS, Klodilta Bushka e ftuar në studion e Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo i dërgoi një tjetër mesazh të qartë opozitës jashtë parlamentit që të rikthehet në Këshillin Politik me një propozim konkret për hapjen e listave, pasi shumica socialiste nuk do ta presë gjatë dhe do ta miratojë e vetme.

Ne jemi të hapur të diskutojmë me aktorët në Kuvend dhe jashtë, por nuk kemi asnjë propozim deri tani. Propozimi ynë është më i miri i mundshëm dhe artikulon të gjitha kërkesat e palëve. Ne do i presim, por edhe pritja nuk është pa fund. Kemi një afat dhe brenda këtij afati palët të paraqesin diskutime, por nuk mund të flitet në ajër. Kodi Zgjedhor është detyrim për t’u mbyllur sa më shpejt.

Lista është totalisht e hapur. Ke një listë që do ta ofrojnë një subjekt dhe do të zgjedhës vetëm një. Nëse do të ishte kështu? Atëherë për cfarë janë partitë? Ato mbajnë përgjegjësinë për kandidatët. Sistemet nuk i shpikëm ne. Vota parapëlqyese mund të jetë një ose disa. Nëse vota është më shumë se një e bën të pamenaxhueshëm. Mazhoritari i pastër është më i thjeshtë. Por nëse sistemi është i tillë që nuk menaxhohet dhe e con publikun në ngatërresë prandaj kemi propozuar që të jetë një votë” tha ajo.

Formulën e re të koalicioneve, Bushka nuk e cilëson si ndryshim të rregullave të lojës. “Heqja e koalicioneve nuk është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit. Cështjet që janë adresuar te 5 Qershori janë rekomandime të OSBE-së dhe nuk hyjnë mekanizmat korrektues, sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar, proporcional rajonal dhe nuk do të kemi lista të mbyllura, por të hapura, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Koalicioni nuk është pjesë e sistemit zgjedhor, kriter, por mundësi që u njihet subjekteve, por nuk hyn në elementët thelbësor. 

Rregullat e lojës? Janë justifikime në gjykimin tim. Zgjedhja për të mos marrë pjesë nuk mund të pengojë zgjedhjet. Ne kemi vijat e kuqe në Kushtetutë, rregullat e lojës nuk po ndryshojnë, është ky sistem që kemi pasur, janë 12 zona zgjedhore, ndryshon vetëm hapja e listave”.

Lëvizja, tha më tej socialistja nuk është skemë që ka lindur nga frika e koalicionet PD-LSI. “PS në zgjedhjet e fundit është rritur, numri nuk ka rënë, por është rritur në numër votuesish. Matematikisht mandati rrjedh nga vota, dhe nëse bëni llogari, vota e ka nxjerrë PS-në të parë. Nuk mund të bëj dot parashikuesin, por di të them se me apo pa koalicione, PS-ja është gjithmonë në kuotat e veta të elektoratit në rritje, ky është debat shterpë” përfundoi ajo. db/Abcnews.al