Lista zgjedhore nuk u certifikua nga KQZ, AAK do të ndjekë rrugët ligjore

schedule22:36 - 22 Janar, 2021

schedule 22:36 - 22 Janar, 2021

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate nuk është certifikuar sonte nga KQZ në Kosovë. Kjo për shkak se tre partitë nuk kanë larguar kandidatët që kanë pasur dënime.

Pas këtij vendimi të KQZ-së, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi i AAK-së në KQZ.

Ibrahim Selmanaj tha se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore.

“AAK nuk ka votë kundër njerëzve të cilët do të kandidohen dhe procesi duhet të vazhdojë mbi bazën e asaj qysh edhe i kemi ndërtuar dhe i kemi ligjet e aplikuara në Kosovë. Unë uroj secilin subjekt politik të jetë i suksesshëm në garë dhe iu uroj të gjithëve dhe atyre të cilët nuk kaluan sot do të filtrohen dhe do të jenë në garë.”