LISTA/ U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, pallatet që do të shemben në Kombinat

schedule17:09 - 16 Korrik, 2020

schedule 17:09 - 16 Korrik, 2020

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindertuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, te cilet u demtuan rende nga termeti i 26 nentorit.

Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim nga inxhinieret, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit te tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para, ndërsa një pallat i ndërtuar pas viteve 90 do të rikonstruktohet.

“Ishte vetëm seanca e parë e një serie seancash që ne do bëjmë jo vetëm për zonën e Kombinatit, Kinostudios apo edhe hapësirave të tjera të pikëzuara. Lajmi i mirë është që qeveria na ka akorduar fondet, si për të filluar infrastrukturën tek lagjja e re, si për të filluar prokurimet tek ato që ne do bëjmë ndërhyrje në pallatet ekzistues, siç ishte hapësira x në Kashar. Fill pas vendimit të Këshillit do ia paraqesim këto preventivë qeverisë, që aty ku ne do bëjmë ndërhyrje, si në infrastrukturë, si në riparime, të disbursojmë dhe aty ku ne do bëjmë vendimmarrje për prishje të ndërtesave të vjetra, gjithashtu të fillojmë të bëjmë një plan të evakuimit”, theksoi Veliaj.

Bazuar në Aktin Normativ nr. 9 datë 16.12.2019, “Për përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore”, për këto projekte është kryer oponenca teknike edhe nga ana e Institutit të Ndërtimit, i cili pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit, ku është arritur në përfundimin se:

– “PALLATI 149”, Rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 106.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

-“PALLATI 151”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 98 % të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

-“PALLATI 155/1”, Rruga “Llambi Bonata, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 86.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

– “PALLATI 157”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 95.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

-“PALLATI 160”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 77.7% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

– “PALLATI 165, 165/1, 165/2, dhe 165/3”, Rruga “Tanush Frashëri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij palli shkonte në 84.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

-“PALLATI 174”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 92.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

Projekti i ndërtimit të këtyre pallateve të reja do të hartohet në përputhje me Eurokod 8 për nivelin e performancës për rastin e efekteve sizmike.

Ndërkaq, në bazë të akt ekspertizës së thelluar për objektin “PALLATI Nr. 10 / Hapësira X” Rruga “Sokrat Miho”, bazuar në studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore të plota rezultoi se godina duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shhkon në 8.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!