Lista Serbe shpall tre ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë

schedule09:40 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:40 - 26 Shtator, 2023

Lista Serbe njofton se ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e serbëve terroristë në Banjskë të Zveçanit.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova, familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kujtojmë që tre terroristët u vranë pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovës. Mëngjesin e së dielës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku ndërsa u plagos një tjetër që ndodhet jashtë rrezikut.

Autoritetet në Kosovë, Shqipëri dhe ndërkombëtarët dënuan sulmin e serbëve ndaj patrullës së policisë. Ata bënë thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë dhe kthimin në tryezën e dialogut.