Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista Serbe “rimerr” Veriun/ Betohen kryetarët e rinj të komunave

schedule17:29 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 17:29 - 5 Dhjetor, 2025

Në katër komunat në veri të Kosovës u mbajtën seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe, pas rezultatit të lokaleve, morën sërish pushtetin.

Në kuvendin Komunal të Zubin Potok u betua kryetari i ri Millosh Peroviç, kryetari i ri në Mitrovicën e Veriut është Milan Radojeviç, në Zveçan komunen do ta drejtoj Dragisha Miloviç, ndërsa Leposaviçin Zoran Todiç.

Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi drejtuesit nga Lista Serbe dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Lista Serbe, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, pranoj se gaboj kur ishte larguar nga institucionet dhe theksoj se ky vendim është marrë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi “gjendjen e vështirë” të serbëve.

Pas zgjedhjeve lokale të tetorit, Bashkimi Evropian deklaroj se pret që pushteti i ri lokal në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, në periudhën e ardhshme do të “qëndrojë konstruktiv në zgjidhjen e nevojave dhe kërkesave të popullatës përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjet”.

Në veri, gjatë kohës së kryetarëve shqiptarë, u punua për mbylljen e institucioneve lokale të Serbisë, si Organet e Përkohshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, ndërmarrjet publike komunale dhe të tjera.

Ndërkohë, në vend të institucioneve serbe u hapën institucione të Kosovës, poste dhe banka, dhe filloi edhe hapja e subjekteve ekonomike në pronësi të shqiptarëve, si supermarkete, restorante fast-food, dyqane ëmbëlsirash – veprime që hasën në rezistencën dhe bojkotin e komunitetit lokal serb.

Popullsia me shumicë serbe nuk e pranoi kryetarët shqiptarë të komunave në veri, dhe shpërthyen kriza të njëpasnjëshme.

Në fund të majit të vitit 2023, kur kryetarët shqiptarë morën pushtetin, ndodhi edhe një përplasje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ku u lënduan më shumë se 100 persona nga të dyja palët.

Tensionet në veri kulmuan me sulmin nga një grup i serbëve të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra reshteri Afrim Bunajku.

Që nga ajo kohë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel politik ka qenë i bllokuar.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!