Lista Serbe pas takimit me Vuçiçin: Jemi të gatshëm për kompromis, por nuk e shohim këtë në Prishtinë

schedule16:47 - 12 Qershor, 2023

schedule 16:47 - 12 Qershor, 2023

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e kanë njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për gjendjen në terren dhe me çfarë problemesh po përballen qytetarët serbë.

Pas bisedës me Vuçiçin, ai tha se i kanë shfaqur video ku shihet se të arrestuarit nuk kërcënojnë ushtarët e KFOR-it dhe se situata është rënduar pas pushtimit të forcave speciale të policisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme që kemi sjellë video që tregojnë qartë se të arrestuarit Radosh Petroviq dhe Obrenoviq nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë kërcënuar ushtarët e KFOR-it. Në video shihet se ata bëjnë rezistencë pasive”, theksoi ai.

Sipas Rakiçit, serbët janë të gatshëm për kompromis, por që Prishtina nuk e sheh këtë.

“Ajo që përsëritëm ishin kërkesat tona që ia paraqitëm Lajçakut dhe Escobarit se Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt dhe statuti të miratohet nga Prishtina, Beogradi dhe BE-ja”, nënvizoi Rakiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!