Lista: Qytetarët nga këto shtete do të lejohen të hyjnë në territorin e BE pas hapjes së kufijve

schedule18:42 - 25 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 25 Qershor, 2020

Në një mbledhje në Bruksel, zyrtarët e BE po diskutojnë se qytetarët e cilave vend mund të futen në territorin e bllokut pas 1 korrikut kur diskutohet hapja e kufijve të jashtëm.

Po ashtu, po diskutohet se cila vende do të lihen jashtë kësaj liste duke marrë parasysh situatën koronavirusit.

Lista tashmë ka ngjallur polemika, kjo pasi thuhet se jashtë mund të lihet SHBA, vendi më i prekur në botë nga pandemia si dhe Brazili dhe Rusia.

Sipas asaj që raporton Euronews, duke cituar burime nga diplomatët e BE, Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e vendeve të lejohen të hynë në BE. Po ashtu, raportohet se ende nuk është e sigurt që kufijtë mund të hapen më 1 korrik.

Lista paraprake e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në territorin e BE është si vijon:

Vatikani

Monako

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukraina

Shqipëria

Turqia

Kosova

Republika Popullore Demokratike e Koresë

Turkmenistan

Vietnami

Kina

Tajlanda

Myanmari

Mongolia

Japonia

Korea e Jugut

Gjeorgjia

Butani

Libani

Indonezia

Uzbekistani

India

Taxhikistani

Kazahstani

Palau

Zelanda e Re

Australia

Dominica

Bahamas

Shën Lucia

Uruguai

Xhamaika

Kuba

Guyana

Paraguaj

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanada

Angola

Tunizia

Namibia

Uganda

Mozambiku

Mauritiusi

Zambia

Rwanda

Etiopia

Maroku

Algjeria

Egjipti  /abcnews.al/