Lista/ Kombëtarja e femrave U-19 nis grumbullimin për Europianin 2022

schedule15:10 - 30 Mars, 2022

schedule 15:10 - 30 Mars, 2022

Kombëtarja shqiptare e femrave U-19 ka nisur edhe grumbullimin për Europianin 2022, kompeticion që do të zhvillohet në Turqi nga data 5 deri më 11 prill.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është shortuar në të njëjtin grup me pritëset e turneut, Izraelin dhe Qipron.

Ekipi është grumbulluar në Durrës që nga data 28 mars, ku do të qëndrojë deri më 3 prill e më pas do të niset drejt Turqisë, për të zhvilluar ndeshjet e këtij kompeticioni për grup-moshën U-19.

Trajneri Krepi për këto tre sfida ka grumbulluar 19 futbolliste, ku pjesa më e madhe aktivizohen në kampionatin shqiptar. Ekipi ka zhvilluar ditën e sotme testin e parë konkret në kuadër të këtij kompeticioni ndaj skuadrës së Malishevës që përfundoi në barazim 5-5. Në këtë sfidë trajneri shqiptar pati mundësinë të testonte të gjitha vajzat e ftuara në këtë turne, teksa pa nga afër gjendjen e tyre fizike.

Raundi i dytë nis më 5 prill me ndeshjen e parë ndaj Izraelit ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Qipros më 8 prill. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të jetë ndaj Turqisë më 11 prill.

Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A, për të garuar në kualifikueset e radhës të Europianit të ardhshëm, teksa duhet theksuar se në raundin e parë, Kombëtarja U-19 bëri një paraqitje mjaft të mirë duke u renditur në vendin e dytë në grupin e saj.

Lista e të grumbulluarave:

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!