LISTA/ Greqia dhe Serbia armatosen rëndë. Ushtritë më të fuqishme në rajon, ku renditen Shqipëria, Turqia, Italia..

schedule13:01 - 17 Shkurt, 2021

schedule 13:01 - 17 Shkurt, 2021

Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të, Rusia dhe Kina.

Sa i përket rajonit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 113 mes 139 shteteve. Këtë vit Shqipëria renditet disi më lartë krahasuar me një vit më parë, ndërsa Serbia renditet në vend të 61 me një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Kujtojmë se Serbia ka marrë avionë Mig-19 dhe tanke të avancuar nga Rusia, ndërsa ka një marrëveshje për t’u pajisur me dronë të armatosur nga Turqia, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: LISTA/ Tanke, dronë dhe super avionë: Ushtritë më të fuqishme në botë për 2021, ku renditen Turqia, Greqia, Izraeli, Serbia..

Ndërkohë, Greqia renditet në vendin e 29 dhe po ashtu si Serbia është ngjitur në renditje. Greqia ka investuar po ashtu gjatë këtij viti për të përballuar prezencën e fuqishme turke në Egje.

Bosnja dhe Mali i Zi renditen në vendet 121 dhe 123, ndërsa Maqedonia e Veriut, edhe më poshtë, në vendin e 133.

Në rajon spikat rritje e madhe e fuqisë ushtarake e Serbisë dhe Greqisë, të cilat kanë nisur një program të mirëfilltë armatimi me avionë, fregata, tanke, dronë si edhe pajisje për këmbësorinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!