Shqipëria luan më 7 tetor kundër Armenisë miqësore, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor në plan janë ndeshjet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Trajneri Edy Reja ka bërë zgjedhjet e tij për këto ndeshje dhe jashtë mbeten pesë lojtarë nga ata që ishin në ndeshjet e shtatorit, përveç portierit Alban Hoxha.
Kështu, kapiteni Hysaj, Roshi, Balaj, Sadiku e Cikalleshi janë lënë jashtë dhe pritet shpjegimi i trajnerit. Për këtë ndeshje risitë janë disa, duke nisur nga porta. Marco Molla, i Italisë U19, është pjesë e listës së lojtarëve, ndërkohë që në mbrojtje spikatin dy debutues: Jon Mersinaj dhe Albi Doka.
Trajneri Reja ka rinovuar edhe mesfushën, teksa i beson Sherif Kallakut dhe Jon Mersinajt që luajnë te Lokomotiva Zagreb në Kroaci. Sulmi është thuajse i gjithi i ri, me emra si Vrioni, Broja e Seferi, ndërkohë që mbeten pjesë e kombëtares Kamberi dhe Manaj. /abcnews.al
LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME ARMENINË DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE LITUANISË
Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Marco Molla
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Albi Doka, Frederic Veseli
Mesfushorë: Ermir Lenjani, Keidi Bare, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Endri Çekiçi
Sulmues: Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi