Lista e PS, Erion Braçe i pari në Fier

schedule19:11 - 8 Mars, 2021

schedule 19:11 - 8 Mars, 2021

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe. Kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS, tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama.

Lexo edhe: Një sipërmarrëse dhe një pedagoge, Rama zbulon emrat në krye të listës në Kukës dhe Korçë

Rama u shpreh se në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara këtë herë kanë zgjedhur që në krye të listës të vendosin emra të rinj, duke u dhënë gjithashtu edhe grave një vend të veçantë. g.v/abcnews.al