Nga Juxhin Mustafaraj
Partitë politike i kanë bërë publike figurat me të cilat do të kërkojnë votën e shqiptarëve në 25 prill. Mjekë, ekonomistë, juristë inxhinierë dhe biznesmenë do të ulen pas zgjedhjeve në karrigët e parlamentit.
Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme.
Në 70 emrat e parë të renditur në listën e opozitës dominojnë pedagogët dhe biznesmenët. Profesioni që dominon profilin e kandidatëve të opozitës janë pedagogët me qarkun e Lezhës që drejtohet nga Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.
14 përfaqsues të botës akademike janë renditur në zona të sigurta nga Partia Demokratike. Pas pedagogëve, përfaqësues të botës së biznesit do të jenë në kërkim të mandateve parlamentare.
13 biznesmenë pritet të jenë në grupin parlamentar të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe ekspertët e çështjeve ligjore nuk do të mungojnë, ku nga të dhënat profesionale të kandidatëve të opozitës rezulton të jenë 11 juristë që pritet të marrin mandate parlamentare, si të renditur në zona të sigurta.
Krahas ish-kryeministrit Berisha edhe 7 mjekë janë pjesë e listës së demokratëve për parlamentin e ardhshëm. Në lista janë edhe kandidatë që vijnë nga inxhinieria apo diplomacia.
Por pjesë e listës së demokratëve janë edhe profesionistë të fushave të tjera. Flutura Açka është e vetmja shkrimtare në listën e PD.
Vetëm 22 vjeç, Andia Ulliri është e vetmja studente në listat e opozitës. Këtë herë më shumë sesa eksperiencës politike, Lulzim Basha i ka besuar kapitaleve njerëzore dhe peshës lokale të kandidatëve të tij për të marrë një rezultat që do t’i siguronte rotacionin politik.
QARKU KUKES
1.Flamur Hoxha-Biznesmen
2.Isuf Çelaj-Biznesmen
GJIROKASTER
1.Tritan Shehu-Mjek
2.Roland Bejko-Pedagog
DIBER
1.Xhelal Mziu-Ekonomist
2.Kreshnik Çollaku-Diplomat
3.Dhurata Çupi-Juriste
BERAT
1.Tomor Alizoti-Pedagog
2.Kasem Mahmutaj-Biznesmen
SHKODER
1.Helidon Bushati-Shkenca Politike/Pedagog
2.Emilia Koliqi-Ekonomiste
3.Ramadan Likaj-Biznesmen
4.Greta Bardeli-Pedagoge
5.Zef Hila-Jurist
6.Ludovik Hasanaj-Biznesmen
7.Bardh Spahia-Mjek
8.Nard Ndoka-Jurist
ELBASAN
1.Gazment Bardhi-Jurist
2.Flutura Acka-Shkrimtare
3.Lefter Gostenja-Biznesmen
4.Dashnor Sula-Biznesmen
5.Eugen Isai-Ekonomist
6.Zheni Gjergji-Mjeke
7.Luçiano Boçi-Pedagog
FIER
1.Enkeled Alibeaj-Jurist
2.Eralda Tase Bano-Mesuese
3.Saimir Koreshi-Jurist
4.Luan Baci-Biznensmen
5.Nustret Abdullai-Biznesmen
6.Ilda Dhori-Mjeke
KORCE
1.Edmond Spaho-Ekonomist
2.Sorina Koti-Pedagoge
3.Ervin Salianji-Jurist
4.Bledion Nallbati-Ekonomist
5.Salaudin Jakupllari-Mjek
6.Marjeta Halili-Ekonomiste
VLORE
1.Bujar Leskaj-Ekonomist/Jurist
2.Ina Zhupa-Pedagoge
3.Fatjon Veizaj-Biznesmen
4.Arber Agalliu-Pedagog
5.Gezim Ademaj-Inxhinier
6.Nada Daullja-Mjeke
LEZHE
1.Mark Marku-Pedagog
2.Agron Gjekmarkaj-Pedagog
3.Lindita Metaliaj-Juriste
4.Kastriot Piroli-Biznesmen
DURRES
1.Edi Paloka-Inxhinier/Gazetar
2.Agron Duka-Biznesmen
3.Merita Bakiu-Mësuese
4.Oerd Bylykbashi-Jurist
5.Ferdinand Xhaferi-Inxhinier
6.Andia Ulliri-Studente
7.Igli Cara-Biologji-Kimi
TIRANE
1.Lulzim Basha-Jurist
2.Jorida Tabaku-Ekonomiste
3.Afred Rushaj-Ekonomist
4.Albana Vokshi-Inxhinieri
5.Sali Berisha-Mjek
6.Agron Shehaj-Biznesmen
7.Fatmir Mediu-Inxhinier
8.Grida Duma-Pedagoge
9.Shpëtim Idrizi-Ekonomist
10.Belind Kellici-Shkenca Politike
11.Vangjel Dule-Pedagog
12.Mesila Doda-Ekonomiste
- Dashamir Shehi-Ekonomist
14.Flamur Noka-Mjek
15.Orjola Pampuri-Pedagoge
16.Aldo Bumci-Marrëdhënie Ndërkombëtare
17.Ivi Kaso-Jurist