Andrea Pirlo është zgjedhur trajner i ri i Juventusit, edhe pse ende nuk ka drejtuar asnjë ekip. Ish-regjisori, i cili për katër vite veshi fanellën bardhezi si lojtar, ishte emëruar si trajneri i ekipit U23 dhe një ditë më parë, pasi u shkarkua Maurizio Sarri, u gradua si trajner i ekipit të parë.
#Paratici a Sky Sport: “La decisione di #Pirlo è molto naturale. Molto “juventina”. Pensiamo anche al fatto che possa essere un predestinato. Lo è stato da calciatore. Pensiamo fermamente che possa esserlo anche da allenatore”.
— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 8, 2020
Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve, e konsideron një vendim krejtësisht natyral emërimin e Pirlos si trajner të Juventusit. “Vendimi për Pirlon është shumë natyral. Bëhet fjalë për dikë që është shumë juventin.
Mendojmë edhe për faktin që mund të jetë i prerë për ne. Ai ishte si futbollist dhe besojmë plotësisht se mund të jetë gjithashtu edhe si trajner”, është shprehur Paratici për “Sky Sport” pas zyrtarizimit të Pirlos.
Juventusi pritet të ketë ndryshime edhe në grupin e futbollistëve dhe nga Italia raportohet se janë disa lojtarët që nuk janë në plane. Tre emrat e parë që lakohen janë Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Douglas Costa. Nga ana tjetër, do tentohet afrimi i një mesfushori dhe i qendërsulmuesi.
La #Juventus cambierà pelle nelle prossime settimane: tanti gli elementi cedibili e che non rientrano nei piani del nuovo corso targato #Pirlo. In uscita Gonzalo #Higuain, Sami #Khedira e Douglas #Costa. Priorità un centravanti e un centrocampista. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 9, 2020