Shqipëria luan përballë Turqisë dhe Moldavisë (11 dhe 14 tetor) dy ndeshje mjaft të rëndësishme, ndërkohë që me interes pritet lista e lojtarëve që trajneri Edoardo Reja do të ftojë për këto sfida. Priten risi dhe konfirmime.
Një nga ata që konfirmohet është sulmuesi Rey Manaj. Lushnjari ishte titullar në sfidën që kuqezinjtë fituan ndaj Islandës, madje në golin e dytë dha një asist spektakolar për Hysajn.
Mediat në Spanjë raportojnë se sulmuesi është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2020. Manaj po kalon një formë të mirë, ndërkohë që trajneri Reja duhet të mendohet mirë, pasi së fundmi kanë shënuar edhe Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku. /abcnews.al