Lista e Juventusit, Allegri pa Dybala dhe tre të tjerë në Romë

schedule18:54 - 19 Nëntor, 2021

schedule 18:54 - 19 Nëntor, 2021

Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri në ndeshjen e Juventusit kundër Lazios.

Të dy janë dëmtuar në grumbullimet me kombëtaret e tyre dhe nuk mund të luajnë në duelin e rëndësishëm të ditës së nesërme, sikurse edhe Chiellini e De Sciglio.

Dybala ishte në dyshim deri në momentet e fundit dhe gjithçka u konfirmuar pas postimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen që zhvillohet në Romë një ditë më pas. / abcnews.al